Moderatorja Marina Vjollca pak kohë më parë është bërë brand ambassador i firmës së famshme të veshjeve “Elisabeta Franchi”.
Ajo ka udhëtuar shpesh së fundmi në Milano, ku e kemi parë të vijojë bashkëpunimin me stilisten e famshme italiane me të cilën ka zhvilluar një takim gjatë udhëtimit të fundit.
Elisabeta ka postuar në instagram pjesë nga takimi me Marinën ndërsa thotë se ajo është një perfaqësuese e denjë e firmës së saj në Shqipëri, ndërsa e konsideron një vajzë shumë të bukur, perfekte, si një kukull barbi.
Ajo e ka pyetur Marinën se çfarë do të thotë për vajzat shqiptare dhe për vetë Marinën të veshin rrobat e saj.
Marina është përgjigjur se është një ëndërr si për të, ashtu edhe për vajzat shqiptare që të veshin Elisabeta Franchi.
Stilisja e famshme italiane e ka vlerësuar gjithmonë Shqipërinë, dhe gjithë personat me të cilët ajo ka bashkëpunuar dhe që e kanë përfaqësuar denjësisht.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK8ydApD7qd/, https://www.instagram.com/p/CK9QGSrjGrq/