Home ShowBiz “Olsa cakton takimet me skenar”, Eri publikon rregjistrimet që nxjerrin zbuluar emisionin
“Olsa cakton takimet me skenar”, Eri publikon rregjistrimet që nxjerrin zbuluar emisionin
0

“Olsa cakton takimet me skenar”, Eri publikon rregjistrimet që nxjerrin zbuluar emisionin

0
0

Eri Aga një prej djemve që u largua pak kohë më parë nga “Përputhen” për shkak të një sherri të dhunshëm me një prej djemve ka deklaruar se çdo gjë në emision funksionon me skenar.

Një ditë më parë ai tha se kishte marrë vesh që do të bëhej një takim me helikopter të cilin ai e kishte propozuar më parë, por nuk i ishte lejuar nga produksioni, pasi personi me të cilin do të bënte takimin nuk kishte shumë popullaritet.

Pasi gjatë ditës së djeshme u transmetua takimi i Princit me Jasminën në helikopter, ai realizoi një live në instagram ku zbuloi se takimet e vajzave i cakton Olsa dhe çdo gjë bëhet me skenar.

Ai ka publikuar më pas disa biseda telefonike me gazetaren e përputhen së cilës i kërkon shpjegime përse nuk u realizua takimi i tij me helikopter dhe ajo dëgjohet ti thotë se ky lloj takimi është bërë në “Love Story” dhe ata nuk duan që të ketë përsëritje.

Më pas Eri dëgjohet të thotë se i ka dhënë dikujt kapar dhe për këtë ka diskutuar edhe me Olsën, por duket se gjithçka ishte vendosur dhe takimi i tij nuk u realizua kurrë.

Pas publikimit të këtyre mesazheve zanore, Eri deklaroi se ka edhe një gjë tjetër për të publikuar, por që do ta lëjë për më vonë.

Link: https://www.instagram.com/eri_aga005/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLTseMKAsgX89-RoZlj5OfCShAOQ1CkUFBb8r40/