Home ShowBiz Pas sherrit të bujshëm, Loco i drejtohet Arjanit dhe Antonelës, “Kjo situatë po përdoret…”
Pas sherrit të bujshëm, Loco i drejtohet Arjanit dhe Antonelës, “Kjo situatë po përdoret…”
0

Pas sherrit të bujshëm, Loco i drejtohet Arjanit dhe Antonelës, “Kjo situatë po përdoret…”

0
0

Elvisi është bërë së fundmi një prej personazheve më të përfolur pas debatit të ashpër me Arjanin dhe Antonelën.

Menjëherë pas kësaj ai vendosi të largohej nga emisioni, por deri tani përveç debateve që pamë në studio, ai nuk kishte reaguar ende lidhur me gjithë këtë situatë.

Së fundmi Elvisi ka vendosur të rrëfehet përmes një videoje 10 minutëshe të postuar në instagram ku fillimisht shpjegon se nuk ka dashur kurrë të fyejë apo cënojë dikë.

Më pas ai i është drejtuar Arjanit për të cilin mendon se ndoshta ai është ndier i cënuar nga Elvisi  dhe ka menduar se ai dëshironte që të dilte më i zgjuar dhe të ulte figurën e tij përmes debateve dhe opinioneve që jepte në situata të ndryshme.

Elvisi ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë, por duke qenë se në debatin e fundit Arjani i përdori të gjitha metodat për ta denigruar kjo e ka bërë të mendojë se  ai është ndjerë i cënuar prej tij.

Nga ana tjetër ai i ka kërkuar sërish falje Antonelës, ndërsa përsërit se nuk ka pasur synimin të fyejë apo ofendojë askënd.

Por sipas opinionit të tij kjo situatë është përdorur mediatikisht nga persona të tjerë brenda dhe jashtë spektaklit.

Ndërkaq përveç këtij reagimi ai ka ndarë me ndjekësit edhe një tjetër mesazh përmes një fotoje ku shkruan: “Do jesh gjithmonë personazhi i keq në një histori të treguar keq”

loco12

locook

Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/

https://www.instagram.com/p/CMPtkJQgshv57c1qWp8C9lWqoUx2bY6xezl3kM0/

https://www.instagram.com/p/CMR8TazHC_1/