Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj aktori Bes Kallaku janë një prej çifteve më tërheqës të showbizit.
Ata janë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe gjithashtu kanë shumë fansa që i ndjekin dhe i duan të mirën.
Këngëtarja është prekur nga gjesti i fundit i fansave të saj, të cilët kanë qenë në Kishën e Laçit dhe kanë ndezur qirinj për të, Besin dhe Ajkën.
Ata kanë shkruar një mesazh pranë qirinjve ku shkruhet: “Për Xhensilën, Besin dhe Ajkën. Zoti i ndihmoftë në çdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”.
Këngëtarja e ka postuar këtë lutje të veçantë të fansave të saj dhe e emocionuar shprehet: “Më përlotët Xhensilator. Jeni bekim për mua, faleminderit ju dua fort”
Ky është një gjest shumë i veçantë që këngëtarja nuk mund të mos ndante me miqtë dhe fansat e saj të cilët gjithmonë dinë se si ta surprizojnë dhe ta bëjnë të ndihet mirë.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDvxvs6sQyE/