Modelja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër të një djali.
Vogëlushi Sky Blue erdhi në jetë dy ditë më parë dhe solli shumë gëzim në familjen e tyre.
Modelja dhe i biri erdhën në shtëpi gjatë ditës së djeshme ku i priste një surprizë nga Jakub.
Shtëpia ishte e mbushur me tullumbaca, lule dhe arusha me emrin e vogëlushit.
Afërdita ka treguar një tufë me lule, dhuratë nga bashkëshorti i cili e falënderonte për dhuratën.
“Faleminderit për dhuratën më të bukur në botë. Ti do jesh nëna më e mrekullueshme në botë. Jam kaq krenar për ty, të dua, Jakub”, shkruhej në pusullën e luleve.
“Erdha në shtëpi dhe gjeta këtë”, shkruan Afërdita krahas fotos së postuar në instagram.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJep44TpG8-/