Home ShowBiz Firmosa një kontratë të rëndësishme, Eva Murati pjesë e projektit italjan
Firmosa një kontratë të rëndësishme, Eva Murati pjesë e projektit italjan
0

Firmosa një kontratë të rëndësishme, Eva Murati pjesë e projektit italjan

0
0

Eva Muratit pak ditë më parë mori pjesë në emisionin italian “Tiki Taka”. Moderatorja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me këtë arritje.

Ndërkohë e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Eva foli për këtë eksperiencë dhe zbuloi se ka firmosur një kontratë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.

“Arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision më than  nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë. Më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin prej tyre dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh Eva.

Mbetet të presim për ta parë detaje të tjera mbi këtë bashkëpunim.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=A238KZNE40s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/evamurati/