Home ShowBiz Një mëngjes në Vlorë nga vëllezërit Veshaj, ja çfarë bëjnë që në 5 të mëngjesit
Një mëngjes në Vlorë nga vëllezërit Veshaj, ja çfarë bëjnë që në 5 të mëngjesit
0

Një mëngjes në Vlorë nga vëllezërit Veshaj, ja çfarë bëjnë që në 5 të mëngjesit

0
0

Vëllezërit binjak Donald dhe Romeo Veshaj janë vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Donaldi është i lidhur tashmë prej kohësh me moderatoren Bora Zemani, ndërsa Romeo pas ndarjes nga këngëtarja Jonida Maliqi thuhet se është në një lidhje me Aleksia Peleshin, vajzën e ish kryeministrit Niko Peleshi.

Ata të dy janë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale ku i shohim të ndajnë vazhdimisht me fansat foto e video nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi ata të dy ndodhen në Vlorë dhe kanë treguar se si nis për ta mëngjesi në Vlorë.

Donaldi ka postuar një video me pamje nga Vlora që në orët e para të mëngjesit ndërsa dëgjohet duke kënduar një këngë labçe.

“Kështu niset mëngjesi në Vlorë” shkruan ai krahas videos ndërsa ora shënon 5 e 34 e mëngjesit dhe shohim se ende nuk ka zbardhur.

Epo kjo është padyshim mënyra më e mirë për të nisur ditën me energji pozitive.

Link: https://www.instagram.com/donaldveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEmYEmLFzgb/