Home ShowBiz Atdheu dhe Antonela kalojnë ditën bashkë, këto detaje i nxorrën zbuluar
Atdheu dhe Antonela kalojnë ditën bashkë, këto detaje i nxorrën zbuluar
0

Atdheu dhe Antonela kalojnë ditën bashkë, këto detaje i nxorrën zbuluar

0
0

Atdheu dhe Antonela duket se i sqaruan gjërat mes tyre, pas një takimi në studion e Përputhen, ku ata të dy zhvilluan një bisedë me njëri tjetrin.

Antonela kërkoi të falur për fyerjet ndaj tij, ndërsa zbuloi hapur se që në fillim ka pasur një pëlqim për djalin nga Kosova.

E ndërsa duket se gjërat mes tyre janë sqaruar ajo që i habiti të gjithë është fakti që ata të dy kanë filluar të frekuentohen jashtë emisionit.

Antonela dhe Atdheu kanë qenë në Sarandë dhe që të dy kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale video nga vizita e tyre në qytetin jugor.

Duke qenë se videot janë realizuar në të njëjtën kohë duket qartë që ata kanë qenë bashkë, por asnjë prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë fakt.

Tashmë mbetet të presim se cfarë do të ndodhë në vazhdim me ata të dy.

antonel

Link: https://www.instagram.com/antonelathereal/

atdhe

Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJzDRIbpfxU/

https://www.instagram.com/p/CNDpFEyLLRK/