Takimi i Linditës dhe Naumit nuk ka shkuar aspak mirë mbrëmë. E nëse menduat se veç të rinjtë nuk janë të edukuar, gjatë këtij takimi mund të kuptoni krejt të kundërtën.
Ishte Lindita që kërkoi të përfundonte takimi pasi ndihej e bllòkuar dhe u shpreh se Naumi ishte i ftohtë si era që frynte.
Pas braktisjes së takimit situata ka degraduar si mos më keq. Lindita ka reaguar ashpër duke i thënë:
Nuk je askush që të më prekësh në familje, nuk ta lejoj për asnjë ças i thotë konkurrentja me tone të ashpra Naumit. Ai vijonte të nxirrte fjalët më banale të mundshme nga goja e tij.
Dhe në studio situata ka vijuar njëlloj dhe Naumi jo vetëm që nuk i kërkoi falje por vijon ta ofendojë përsëri.
Dua të vijoj me të njejtat fjalë dhe nuk tërhiqem aspak nga kjo situatë sepse Lindita më preku dinjitetin- u shpreh ai.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=CkLdoJGCXMY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/