Home Lifestyle Kur do të mbarojnë reshjet, ja si pritet të jetë moti gjatë gjithë javës
Kur do të mbarojnë reshjet, ja si pritet të jetë moti gjatë gjithë javës
0

Kur do të mbarojnë reshjet, ja si pritet të jetë moti gjatë gjithë javës

0
0

Vendi ynë sot është përfshirë nga reshje të herë pas hershme dhe vranësira.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Gjatë javës do të vijojnë reshjet dhe pse në ditë të caktuara do të bëjnë përjashtime dhe këtu flasim për ditën e mërkurë dhe të enjte ku do kenë temeraturat më të larta gjatë javës.

Të premten do të rikthehen përsëri reshjet dhe fundjava pritet të jetë më favorshme dhe pa reshje.

Linku: https://www.facebook.com/meteoalb

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/mYOea-xnu-k