Home ShowBiz Prindërit e saj festojnë ditëlindjen, Elita i surprizon me festën më të bukur
Prindërit e saj festojnë ditëlindjen, Elita i surprizon me festën më të bukur
0

Prindërit e saj festojnë ditëlindjen, Elita i surprizon me festën më të bukur

0
0

Prindërit e Elita Rudin kanë festuar ditëlindjen dhe moderatorja ka zbuluar surprizën e përgatitur për prindërit si dhe mesazhin unik me rastin e ditëlindjes.

Nëna e Elitës ka festuar 50 vjetorit, ndërsa i ati 60 vjetorin dhe moderatorja ka ndarë me ndjekësit momentet nga festa surprizë që kishte përgatitur për prindërit e saj ku  nuk munguan fishekzajrret, torta dhe momentet e bukura të kaluara së bashku.

“Babi dhe Nani, ju më mbushni shpirtin me lumturi, me përkujdesjen tuaj, dashurinë tuaj dhe me interesimin kundrejt gjithçkaje që lidhet me mua. Tani e kuptoj që një jetë është pak për t’ju kthyer sakrificat që keni bërë për mua. Jam më e lumtura dhe më me fat që Zoti më zgjodhi të kem prindër të mrekullueshëm si ju. Urime 60 me 50, festofshit gjithmonë me shëndet sepse dashuria nuk ju ka munguar kurrë dhe nuk do t’ju mungoj asnjëherë sepse ne do ju përcjellim duke ju mbytur me puthjet e përqafimet tona. Ju dua shumë më të shtrenjtit e mi, nga e vogla Lita”, shkruan moderatorja në një foto të prindërve të saj ku ju ka dedikuar fjalët më të bukura.

elitaw

Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBOSqtnp9Hs/