Home Aktualitet Humbi betejën me Covid-in, ndahet nga jeta aktori i njohur Guljelm Radoja
Humbi betejën me Covid-in, ndahet nga jeta aktori i njohur Guljelm Radoja
0

Humbi betejën me Covid-in, ndahet nga jeta aktori i njohur Guljelm Radoja

0
0

Aktori i njohur Guljelm Radoja është ndarë nga jeta. Prej muajsh ishte infektuar me Covid dhe gjendja e tij sa erdhi dhe u përkeqësua.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Red Radoja.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …”, shkruan i biri.

Aktori lindi në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Linku: https://www.facebook.com/red.radoja

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/photos/?q=Guljelm