Festë në familjen Fejzullahu. Vajza e tyre Buna feston ditëlindjen dhe urimet e para i ka marrë nga prindërit.
Ermali me një postim në rrjete sociale i ka bërë të bijës urimin e ëmbël dhe nga fotoja e publikuar kuptojmë se Buna qenka kopja më e mirë e mami Arianës.
‘Urime ditëlindjen bukuroshja e babit, Buna. T’i uroj të gjitha të mirat e botës. Të do babi shumë,’- ka shkruar Ermali krahas fotos të së bijës.
Ariana ka ndarë një foto me Bunën ku bashkangjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen jeta ime Buna’.
Ermali pak kohë më parë lançoi bashkëpunimin me Getoar Selimin dhe Majk i cili u prit mjaft mirë nga ndjekësit. Kënga titullohet ‘Para Para’ dhe pritet të jetë një nga hitet e verës që do ta dëgjojmë në çdo hapsirë publike ku ka festë dhe argëtim.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arianafejzullahu/2582717244172580002/
https://www.instagram.com/stories/ermal.fejzullahu/2582720261932693395/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFkRXTKBQMG/