Home ShowBiz Angelina Jolie feston 46 vjetorin e lindjes nën shoqërinë e të shtrenjtve të saj
Angelina Jolie feston 46 vjetorin e lindjes nën shoqërinë e të shtrenjtve të saj
0

Angelina Jolie feston 46 vjetorin e lindjes nën shoqërinë e të shtrenjtve të saj

0
0

Angelina Jolie ka festuar 46 vjetorin e lindjes me gjashtë fëmijët e saj.

Jolie darkoi me djalin e saj 19-vjeçar Maddox, 17-vjeçarin Pax, 16-vjeçarin Zahara, 15-vjeçaren Shiloh dhe binjakët 12-vjeçarë, Vivienne dhe Knox. Fëmijët së bashku me të ëmën u kapën nga paparacët duke darkuar në një prej restoranteve më të njohur.

Aktorja dukej mahnitëse në ditën e saj të lindjes. Ajo kishte veshur një fustan të verdhë të përshtatshëm me një çantë të thjeshtë të zezë dhe një model të shkurtër flokësh.

Jolie ka vendosur të mos e censurojë gëzimin e ditëlindjes së saj për shkak të mediave dhe paparacëve që e ndjekin pothuajse kudo.

Vitet për aktoren e njohur duket se kanë mbetur në vend sepse paraqitja e saj është në tjetër nivel.

Kujtojmë se Jolie ka vendosur që të apelojë vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve pasi u nda e pakënaqur që vendimi i dha të drejta Pitt.

Linku: https://radaronline.com/p/angelina-jolie-brad-pitt-photos-46th-birthday-six-kids/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angelinajolie_offiicial/