Home ShowBiz A është Zerka akoma në zemrën e saj? Ronela Hajati jep përgjigjien përfundimtare
A është Zerka akoma në zemrën e saj? Ronela Hajati jep përgjigjien përfundimtare
0

A është Zerka akoma në zemrën e saj? Ronela Hajati jep përgjigjien përfundimtare

0
0

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë për shkak të jetës së saj persionale dhe profesionale.

Ndarja e këngëtares me Young Zerkan ka qenë një nga më të zhurmshmet në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Pas kaq kohësh në çdo dalje të tyre dyshja vijojnë të ngacmohen me pyetje mbi këtë lidhje që kanë pasur.

Ronela së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Soire’ dhe nuk iu ka shpëtuar disa pyetjeve pikante për Zerkën.

Edhe pse jeni ndarë, a rron ai ende brenda teje? – e pyet moderatorja.

Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye- shprehet Ronela.

Këngëtarja ka treguar se fokusi i saj momentalisht është tek muzika. Në jetën personale vazhdon të mos ketë akoma një mashkull.

Lidhja e tyre duket se nuk ka përfunduar në mënyrë paqësore dhe kjo vihet re nga thumbat dhe ironitë e tyre që bëjnë lart e poshtë.

Pak ditë më parë këngëtarja u pyet në një tjetër dalje të saj për emrin e vërtetë të Zerkës dhe e shmangi pyetjen me shumë stil.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=9GpVBOGE-

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/