Tashmë është kthyer në një traditë ndarja e fotove të të vegjëlve në Instagram. Një gjë të tillë ka bërë dhe Arbenita. Ajo ka postuar një foto të së bijës Nina dhe ndjekësit kanë filluar ta akuzojnë për editimet që iu bën fotove.
Modelja nuk e ka pritur aspak mirë arrogancën e një pjesë të komentuesve të saj dhe ka vendosur t’iu flasë me po të njëjtën gjuhë.
‘Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz. E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve’, -shkruan Arbenita.
Më pas ajo ka ndarë dhe një përgjigjie epike të vajzës ndaj gjithë situatës së pakëndshme që u krijua në rrjet. Nina shfaqet në video me gjuhën jashtë duke lënë të nënkuptohet se askujt nuk ia ndjen për komentet thumbuese që lënë një pjesë e ndjekësve.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/2594524742583832070/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/