Pas atakut kardiak në mes të fushës, reagon për herë të parë Christian Eriksen – ArkivaNews
Home Sport Pas atakut kardiak në mes të fushës, reagon për herë të parë Christian Eriksen
Pas atakut kardiak në mes të fushës, reagon për herë të parë Christian Eriksen
0

Pas atakut kardiak në mes të fushës, reagon për herë të parë Christian Eriksen

0
0

Futbollisti i njohur Christian Eriksen u rrëzua papritur në mes të fushës duke humbur ndjenjat. E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes së zhvilluar kundër Finlandës në Copenhagen.

Të gjithë kolegët e tij mbetën të tronditur nga kjo situatë e vështirë që u gjenden papritur.

Sipas raportimeve futbollisti përjetoi një arrest kardiak, por fatmirësisht arriti të merrte në kohë ndihmën mjkësore dhe i shpëtoi rrezikut të madh.

Menjëherë pas këtij momenti UEFA njoftoi ndërprerjen e ndeshjes duke u shprehur se përballja do të shtyhet për shkak të një emergjence mjekësore.

Pas dërgimit në spital, agjenti i futbollistit, Martin Schoots, ka deklaruar se Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore, merr frymë dhe  mund të flasë.

Më pas ka reaguar vetë futbollisti duke thënë:

‘Faleminderit. Nuk do dorëzohem, ndihem më mirë tani, por dua të kuptoj se çfarë ndodhi. Dua t’ju falenderoj për gjithçka bëtë për mua’, është shprehur futbollisti.

Linku: https://www.thecherawchronicle.com/christian-eriksen-reacts-for-the-first-time-after-heart-failure-during/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM2qSZ3grRH/