Loredana dhe Mozzik janë një ndër dyshet më të zhurmshme në rrjete sociale.
Aq shpesh janë ndarë dhe bashkuar saqë dhe ndjekësit e kanë humbur fillin. Nëpërmjet një postimi Mozzik ka ngritur dyshimet se mund të jetë ndarë përsëri nga Lori.
Ai ka ndarë një foto me miqtë virtual ku brenda saj shkruan ‘baba beqarë’.
Loredana një ditë më parë i bëri një super urim në ‘Ditën e baballarëve’ dhe postimi i këngëtarit i ka zënë të gjithë në befasi.
Si të mos mjaftonin këto dyshime ai shkruan nëpërmjet një shprehje: ‘Në ditë të sodit duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën’.
Mbetet për tu parë në vijim nëse ka vërtet një krisje mes tyre apo gjithçka po bëhet për vëmendje.
Linku: https://www.instagram.com/stories/mozzik/2601021228098787797/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mozzik/