Home ShowBiz Ermal Meta sjell festë në Tiranë, publikohen detajet mbi organizimin e koncertit
Ermal Meta sjell festë në Tiranë, publikohen detajet mbi organizimin e koncertit
0

Ermal Meta sjell festë në Tiranë, publikohen detajet mbi organizimin e koncertit

0
0

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta pritet të vijë së shpejti me një koncert në Tiranë.

Ermali prej kohësh kishte njoftuar se do të realizonte një tur koncertesh në disa vende dhe nuk kishte si të mungonte një atmosferë madhështore e dhuruar për vendin e tij.

Lajmin dhe të gjitha detajet mbi organizimin i ka ndarë Erion Veliaj me një postim në rrjete sociale.

‘Qielli është një, këndon Ermali në soundtrack-n e kombëtares italiane të futbollit për #EURO2020! E nën një qiell do të këndojmë e kërcejmë të gjithë së bashku, në 26 Korrik në stadiumin “Air Albania”.  Koncerti është pa pagesë, por biletat mund t’i rezervoni së shpejti përmes një platforme online, në mënyrë që të festojmë të sigurt, duke zbatuar rregullat anti-COVID’- shkruan Veliaj krahas postimit.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQiy8z_heIX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermalmetamusic/