Home Aktualitet E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 23 vjeçare aktori i njohur
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 23 vjeçare aktori i njohur
0

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 23 vjeçare aktori i njohur

0
0

Aktori Daniel Mickelson, vëllai i modeles Meredith Mickelson, është ndarë nga jeta në moshën 23 vjeç.

I përshkruar si një yll në ngritje , Mickelson ishte i njohur për rolin e tij në serialin amerikan “Mani” dhe filmin horror “The Killer Clown Meets the Candy Man”.

Lajmi për vdekjen e aktorit u shpërnda në Instagram nga motra e tij e vogël, modelja Meredith Mickelson.

“Zemra ime është copëtuar dhe të shkruaj këtë ndihem kaq gabim dhe unë nuk di as çfarë të them”, mbishkroi një foto të vëllezërve dhe motrave kur ishin më të vegjël. “Dje kam humbur vëllain tim, mikun më të mirë dhe gjysmën tjetër të zemrës sime.”

Ajo vazhdoi duke thënë: “Nuk kishte asnjë person që e doja më shumë në këtë tokë, nuk ka fjalë që mund t’i japin atij drejtësi që mund të shkruaj, ta njohësh do të thotë ta duash”.

Meredith e kujtoi vëllain e saj të madh si “buzëqeshjen më të lumtur dhe me shkëlqim të diellit që ekziston” dhe shprehu mirënjohjen e saj që ka qenë motra e tij.

Ljmi i trishtë ka prekur mbarë ndjekësit dhe botën e artit për këtë humbje të madhe që sapo kishte filluar rrugëtimin e mistershëm të jetës.

Linku: https://www.nydailynews.com/snyde/ny-young-actor-daniel-mickelson-died-20210706-s35j42hfgzdbrcoxlmgch7lopm-story.html

Burimi i fotos: https:pexele