Home Aktualitet Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta instrumentisti i njohur
Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta instrumentisti i njohur
0

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta instrumentisti i njohur

0
0

Një nga instrumentistët më të mirë të vendit tonë Qamil Musto është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk të madh familjarëve dhe artit në tërësi.

Artisti ndryshe njihej me emrin Cika.

Klarinetisti që ka përfaqësuar dhe nderuar qytetin e Delvinës në shumë festivale lokale, kombëtare e më gjerë. I vlerësuar ndër vite me çmime e medalje si:

– Medalja “Naim Frashëri” në vitin 1983 dhe1988

– “Laureat i Festivalit” më 1988

– “Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Delvinë më 05.12.2008.

Kabaja dhe vallja dyshe delvinjote kanë shoqëruar breza e breza të tërë instrumentistësh gjatë gjithë historisë së sazeve tona. Pas Laver Bariut, Cika është mjeshtri më i njohur i muzikës popullore dhe veprat e tij artistike nuk do ta lënë asnjëherë në harresë.

Linku: https://www.facebook.com/Majlinda.Qilimi

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/