Home Aktualitet Mjekësia në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur mjeku i njohur shqiptar
Mjekësia në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur mjeku i njohur shqiptar
0

Mjekësia në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur mjeku i njohur shqiptar

0
0

Një lajm i trishtë ka prekur shëndetësinë e vendit tonë. Mjeku Kujtim Shabani është ndarë papritur nga jeta.

Mësohet se mjeku 49-vjeçar që u gjet pa jete në plazh është Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vdekja e tij ka ardhur, për shkak të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani.

Prej gati dy vitesh, mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19.

Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid-19, shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

Me vdekjen e mjekut Kujtim Shabani, Spitali i Korçës  dhe jo vetëm ka humbur një prej vlerave të mjekësisë dhe njeriun më human të bluzave të bardha.

Linku: https://www.facebook.com/amlamedia.al/posts/305517241155670

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/

tags: