Home Aktualitet Sporti në zi! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar
Sporti në zi! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar
0

Sporti në zi! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar

0
0

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të trishtë. Futbollisti i njohur Aziz Gruda është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare.

Shkak i kësaj vdekje të parakohshme ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e ish-futbollistit.

Gruda ka qenë lojtar i Vllaznisë në vitet ’80. Ai luajti së bashku me vëllanë e tij, Bujar Gruda, e bënte pjesë në brezin e artë të futbollistëve të Vllaznisë.

Azizi është dalluar si një nga mesfushorët më të mirë të viteve ’80, por për arsye të ndryshme dhe për fatin e keq të tij, i është bashkuar shumë vonë Vllaznise, pikërisht në vitin 1988.

Aziz Gruda ka kontributin e tij në titullin kampion të Vllaznise në sezonin 1991-92 dhe mbahet mend nga të gjithë për talentin e tij në fushen e lojës teksa ka lënë gjurmë me aktivizimin e tij me këtë skuadër, për ato pak vite që e ka përfaqësuar atë.

Aziz Gruda ka lindur më 29 dhjetor 1960 në Shkodër në një familje sportive teksa edhe dy vellezerit e tij më të mëdhenj luanin futboll, pikërisht Selmani dhe Xhabiri, ndërkohë që pas tij te njejten rruge do te ndiqnin edhe dy vellezerit me te vegjel, Bujari dhe Shpetimi.

Linku: https://www.facebook.com/inshkodra/posts/2746928292264249

Burimi i fotos: https://unsplash.com/