Home Aktualitet Infektohet nga varianti Delta, zbulohet gjendja e rënduar e gazetares së njohur
Infektohet nga varianti Delta, zbulohet gjendja e rënduar e gazetares së njohur
0

Infektohet nga varianti Delta, zbulohet gjendja e rënduar e gazetares së njohur

0
0

Gazetarja e njohur e lajmeve rozë, Catt Sadler është infektuar nga variant Delta i Covidit. Gazetarja ka treguar se dhe pse ka marrë dy dozat e vaksinës nuk i ka shpëtuar infektimit.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ajo ka vendosur të zbulojë më shumë rreth gjendjes së saj.

‘Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar. Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova.

Supozova se do të isha mirë. Por ja që nuk jam. Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lër me kaq kujdesin. Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten,’- shkruan Sadler.

Linku: https://www.instagram.com/p/CRRwAl_DkG4/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRRwAl_DkG4/