Home Aktualitet Aventurat përfunduan, Fjolla Morina arrestohet në mes të Prishtinës
Aventurat përfunduan, Fjolla Morina arrestohet në mes të Prishtinës
0

Aventurat përfunduan, Fjolla Morina arrestohet në mes të Prishtinës

0
0

Fjolla Morina prej kohësh po shijonte arratinë e saj nga policia. Së fundmi burime pranë Prive kanë siguruar një video nga momenti i arrestimit të saj.

Këngëtarja është arrestuar në Prishtinë. Kujtojmë se para 10 muajsh, Fjolla Morina, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me armë zjarri me vete.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, por më pas ajo u arratis dhe policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar.

Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës. Gjatë periudhës që ishte e shpallur në kërkim Fjollës nuk i kanë munguar aventurat dhe pushimet luksoze pa asnjë pengesë.

Me arrestimin e saj kësaj situate i erdhi fundi. Mbetet për tu parë se si do të procedohet me dënimin e saj nga instancat përkatse dhe çfarë mase ndëshkimore do të marrë këngëtarja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=L2a00FMlCM4&t=1s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM1_16lJB6L/