Home ShowBiz Një dasmë surprizë! Artistët e njohur i japin fund beqarisë me një super ceremoni
Një dasmë surprizë! Artistët e njohur i japin fund beqarisë me një super ceremoni
0

Një dasmë surprizë! Artistët e njohur i japin fund beqarisë me një super ceremoni

0
0

Salsanon dhe Erjonën kemi një jetë që i shikojmë në ekran duke na dhuruar emocione të veçanta përmes humorit të tyre.

Salsano Rrapi dje ka festuar ditëlindjen dhe partnerja e tij i ka bërë surprizën më madhështore që mund të keni parë. Ajo ka organizuar një ceremoni kurorëzimi surprizë për personin që i ka rrëmbyer zemrën prej vitesh.

Erjona Kakeli së bashku me miqtë e tyre më të mirë i janë gëzuar këtyre momenteve të veçanta.

Dyshja i kanë thënë ‘Po” përgjithmonë njëri-tjetrit në prani të vajzave të tyre, pas shumë vitesh së bashku dhe padiskutim ky është një nga kujtimet më të bukura për familjen e tyre.

Artistët  kanë vendosur të shkëmbejnë unazat në brigjet e jugut për herë të parë me njëri-tjetrin dhe pamjet e para nga ceremonia i gjeni më poshtë.

Linku: https://www.instagram.com/salsanorrapi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/erjonakakeli/