Pas arrestimit në Prishtinë, gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën
Fjolla Morina ka qenë e shpallur në kërkim ndërkombëtar prej kohësh. Mbi këngëtarën rëndojnë akuzat për trafik armësh.
Këngëtarja u arrestua në Morinë në shtator të vitit të shkuar dhe pasi u vendos masa e arrestit shtëpiak Fjolla u arratis.
Prej një vit e kemi parë këngëtaren ti gëzohej arratisë së saj në mes të lukseve të shfrenuara.
Pak ditë më parë aventurat në arrati për këngëtaren morën fund në momentin që u arrestua në Prishtinë.
Instancat përkatëse kanë marrë vendimin mbi masën ndëshkimore për të ku bëhet me dije:
Mbi dyshimin për trafikim më armë dhe arratisja nga vendi i paraburgimit, Fjolla Morinës i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Linku: https://www.instagram.com/fjolla.morina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjolla.morina/