Arbana dhe Edi janë ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë tani përveç shtëpisë, të gjithë e dimë se ato ndajnë të njejtin ambjent pune.
Mjafton t’iu hedhim një sy rrjeteve sociale të tyre dhe do të vëmë re pasionin e madh që kanë për të udhëtuar dhe eksploruar çdo cep të mundshëm që është i këndshëm.
Së fundmi dyshja po eksplorojnë Siçilinë dhe nuk kanë munguar postimet në rrjete sociale.
Arbana ka vendosur t’i bëjë një surprizë shumë të bukur Eduartit, duke e çuar në vendin ku është xhiruar filmi i tij i preferuar, Il Padrino. Teksa ka ndarë një video të tij nga Forza d’Agro në Instastory, moderatorja shkruan “Solla dashurinë time në sheshxhirimin e tij të preferuar (Il padrino)”.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arbanao/2625633452774454489/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRv-DnAjZFg8vBzivFOQdO56WKyzQtH91u-3NI0/