Home Aktualitet Versioni Delta në Shqipëri, ‘Komiteti Teknik i Ekspertëve’ zbulon çfarë do të ndodhë me masat
Versioni Delta në Shqipëri, ‘Komiteti Teknik i Ekspertëve’ zbulon çfarë do të ndodhë me masat
0

Versioni Delta në Shqipëri, ‘Komiteti Teknik i Ekspertëve’ zbulon çfarë do të ndodhë me masat

0
0

Zv /ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli së bashku me Komitetin  Teknik të Ekspertëve kanë mbajtur një konferencë për shtyp ku kanë zbuluar se çfarë do të ndodhë me masat pas rritjes së rasteve të versionit Delta.

‘U vu re që ka një rritje të lehtë të rasteve, shtrimet në spital vazhdojnë në nivele të qëndrueshme dhe më të ulëta në krahasim me rastet e reja dhe vazhdon që të mbetet numri i rasteve të shtruar dhe që kanë nevojë për kujdes spitalor janë të pavaksinuar. Rastet po rriten te personat që nuk janë vaksinuar. Komiteti i Ekspertëve mendon se pavarësisht se është vërtetuar dyshimi për variantin Delta, mbrojtja është njëlloj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë’ tha ajo.

‘Nëse do të vazhdojmë si sot padyshim nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, kur jemi përpara faktit kur arsimtarët janë të vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë edhe prindërit dhe gjyshërit të vaksinuar. Por do të shikojmë situatën dhe në varësi të saj do të jetë edhe vendimi për shkollat’ tha ajo.

Linku: https://shendetesia.gov.al/category/lajme/

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/