Home Aktualitet Nuk mposhti sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
Nuk mposhti sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
0

Nuk mposhti sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

0
0

Jorgji Qirjako, filolog, historian, përkthyes i më shumë se 70 veprave është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në organizimin e Muzeut Historik të Kolonjës, duke e bërë atë një nga muzetë më të pasur me objekte arkeologjike.

Po ashtu, Muzeu i Kulturës Popullore, Muzeu i Arsimit në Rrethin e Kolonjës, si edhe Muzeu i Borovës kanë si hartues projekti zotin Qirjaqi, i cili, njëkohësisht, ka nxitur dhe mbështetur shumë artistë të shquar të vendit, të ngrenë shumë vepra përkujtimore në rrethin e Kolonjës.

Njëkohësisht, Jorgji Qirjako ka një kontribut shumë të madh, si në themelimin e Bibliotekës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Historisë të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, po ashtu edhe në fushën e përkthimi.

Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjarët edhe të afërmit por për mbarë artin në tërësi.

Linku: Top Channel

Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=jorgji+qirjako