Home ShowBiz Fjalët janë të vogla përballë ditëlindjes së një artisti të madh si Sabri Fejzullahu
Fjalët janë të vogla përballë ditëlindjes së një artisti të madh si Sabri Fejzullahu
0

Fjalët janë të vogla përballë ditëlindjes së një artisti të madh si Sabri Fejzullahu

0
0

Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Nën ritmin e muzikës së tij janë rritur dhjetra breza dhe padiskutim në zhanërin e tij është më i miri.

Sot në familjen Fejzullahu ka vend për festë, Sabriu feston ditëlindjen e tij të 74.

Urimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit dhe me siguri deri në mbrëmje do të jenë të panumërta.

Bashkëshortja e tij Nera i ka bërë një urim special ku krahas një poze me të shkruan:

Dashni! Sot vetëm dua të të them që je bekimi më i madh i jetës time, ti je miku im më i mirë, je fati im e je gjithçka që kam nevojë. Urime ditëlindjen, të dua pa fund.

Po ashtu dhe Ermali i ka dedikuar disa fjalë zemre. ‘Urime ditëlindjen babush u bëftë Arti sa gjysmma jote’, – shkruan këngëtari.

Për një artist të madh fjalët janë gjithmonë të vogla por urojmë që ta kemi pranë nesh edhe për shumë vite të tjera duke na dhuruar muzikë të veçantë siç vetëm ai di të bëjë.

https://www.instagram.com/p/CT27aE-qB0x/

Linku: https://www.instagram.com/p/CT27aE-qB0x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sabrifejzullahu_offic