Home Business / Technology ‘YouTube’ nuk fal dezinformimet e Covid-19, mbyll kanalet e Radio Televizionit Rus
‘YouTube’ nuk fal dezinformimet e Covid-19, mbyll kanalet e Radio Televizionit Rus
0

‘YouTube’ nuk fal dezinformimet e Covid-19, mbyll kanalet e Radio Televizionit Rus

0
0

Platforma YouTube ka bllokuar dhe hequr kanalet gjermane të Radio Televzonit Shtetëror Rus. Një zëdhënës i YouTube konfirmoi mbylljen e dy kanaleve të martën në mbrëmje me kërkesë të ‘Agjencisë Gjermane të Shtypit’ (dpa).

Radio Televizioni Rus gjithashtu raportoi për bllokimin në faqen e saj të internetit. Kryeredaktorja e Radio Telivizionit Rus, Margarita Simonjan, kritikoi ashpër lëvizjen e YouTube në Twitter dhe foli për një “luftë mediatike”.

Televizioni kohët e fundit ishte vënë në dijeni se media shtetërore kishte shkelur udhëzimin për dezinformimin në lidhje me pandeminë dhe Covid-19. Gjatë një periudhe të caktuar kohe, televisioni nuk do të lejohej të ngarkonte video në kanalin e saj në YouTube.

Sipas informacioneve në YouTube, kanalet u përdorën dhe si pasojë erdhi bllokimi.

RT është kritikuar vazhdimisht në Perëndim si mjet propagandistik.

Pretendimi qendror është: Stacioni përhap teori konspirative dhe dezinformata në emër të shtetit rus. Radio Televisioni Rus ka disa programe të gjuhëve të huaja në portofolin e saj. Televisioni  deri më tani ka ofruar raporte online në gjermanisht.

Linku: https://www.faz.net/aktuell/feuilleton/medien/youtube-sperrt-und-entfernt-kanaele-von-rt-de-17560234.html

Burimi i fotos: https://www.faz.net/