Home Business / Technology Facebook pezullon projektin e lançimit të Instagramit për fëmijë
Facebook pezullon projektin e lançimit të Instagramit për fëmijë
0

Facebook pezullon projektin e lançimit të Instagramit për fëmijë

0
0

Facebook ka pezulluar planet për të lançuar Instagram Kids, një version të aplikacionit të tij për ndarjen e fotografive për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pasi kritikat ndaj projektit morën vrull në Uashington.

Më herët, shefi i “Instagram”, Adam Moseri është shprehur se aplikacioni është për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

‘Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët,’- tha kompania.

Adam Mosseri, i cili drejton aplikacionin në pronësi të Facebook, mohoi se vendimi për të “ndërprerë” punën e zhvillimit para pak javësh.

Së fundmi Mosseri tha: “Unë i dëgjoj shqetësimet me këtë projekt, dhe ne po i shpallim këto hapa sot në mënyrë që ta arrijmë atë siç duhet.

Facebook ka kundërshtuar prezantimin e hulumtimit të tij nga WSJ, por tha se vonimi i fillimit të Instagram Kids do t’i jepte më shumë kohë për të përfshirë reagimet nga politikëbërësit, prindërit dhe aktivistët e tjerë të sigurisë së fëmijëve, shumë prej të cilëve kanë qenë gjerësisht kritikë ndaj skemës.

Në fillim të këtij viti, 44 prokurorë të përgjithshëm amerikanë i shkruan shefit të Facebook Mark Zuckerberg dhe i bënë thirrje që të heqë dorë nga planet për Instagram Kids, duke thënë se do të ishte “e dëmshme për arsye të panumërta”. Kjo letër erdhi pasi Zuckerberg u kritikua nga ligjvënësit amerikanë në një seancë në mars për akuzat se Facebook ishte krijuar për të tërhequr përdoruesit e rinj dhe mund t’i ekspozonte ata ndaj përmbajtjes së pasigurt.

Linku: https://arstechnica.com/tech-policy/2021/09/facebook-suspends-plan-to-launch-instagram-kids-app-as-critics-circle/

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/photo/person-holding-phone-while-logging-in-on-instagram-application-174938/