Zero tolerancë për kanalet që dezinformojnë mbi vaksinimin, ‘YouTube’ vjen me masa strikte
YouTube merr masa kundër kundërshtarëve të shquar të vaksinave. Platforma ka publikuar udhëzime të reja, sipas të cilave dezinformatat e rrezikshme në lidhje me vaksinimet në përgjithësi janë të ndaluara. Deri më tani, rregullat zbatohen vetëm për vaksinat Covid.
Platforma YouTube po forcon veprimin e saj kundër kundërshtarëve të vaksinave. Videot në të cilat do të ketë përmbajtje jo të besueshme dhe denigruese mbi vaksinat për Covid 19 do t’iu çojë në mbyllje të kanaleve.
Tani e tutje nuk lejohet të pretendohet në mënyrë të rreme se vaksinat çojnë në dëmtime kronike të shëndetit, sipas një postimi në blogun anglez në YouTube. Rregullat e reja zbatohen për vaksinat që janë miratuar nga autoritetet lokale shëndetësore ose Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe janë klasifikuar si “të sigurta dhe efektive”. Kjo përfshin vaksinimet kundër fruthit dhe hepatitit B.
YouTube mori masa të rrepta fshirje për disa kanale me shtrirje të lartë të cilët kishin publikuar përmbajtje dezinformuese dhe në kundërshtim me rregullat e Covid 19. Në një situatë të tillë u përfshi Joseph Mercola ku sipas studiuesve rezulton se është një nga shpërndarësit më me ndikim të informacionit të rremë mbi pandeminë
Kanali i kundërshtarit të shquar kundër vaksinës Robert F. Kennedy, u bllokua gjithashtu. Kennedy konsiderohet një përhapës i teorive të komplotit dhe publikoi informacione të rreme në lidhje me vaksinimet në një shkallë të madhe me një organizatë që ai themeloi
Sipas rregullave të reja, videot që pretendojnë në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara mund të çojnë në autizëm, kancer ose infertilitet duhet të fshihen menjëherë sipas rregullave të reja, tha YouTube.
Vetëm vitin e kaluar, YouTube pretendon se ka fshirë 130,000 video që shkelnin rregullat specifike të platformës për vaksinat kundër Covid 19.
Platforma bllokoi kanalet YouTube të Radio Televizionit Shtetëror Rus. Ai gjithashtu kishte të bënte me shkeljet e udhëzimeve mbi informacionin e rremë të Corona, por udhëzimet që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë.
Linku: https://www.spiegel.de/netzwelt/web/youtube-geht-gegen-prominente-impfgegner-vor-neue-richtlinien-zu-falschinformationen-a-6791f0aa-b6cf-4019-b04b-23c06790e039
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/youtube%20/