Celine Dion ka ndërprerë të gjithë aktivitetet e saj skenike për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja e ndau lajmin në rrjetet sociale ku tregoi se ka pasur dhimbje të mëdha dhe të vazhdueshme të muskujve.
Shfaqjet ishin planifikuar në muajin e ardhshëm dhe në fillim të vitit të ardhshëm në The Resorts World Theater.
‘Më thyhet zemra”- shkroi Dion në Instagram. “Ekipi im dhe unë po punonim për shfaqjet përgjatë 8 muajve të fundit dhe të mos jesh në gjendje të performosh është e trishtueshme për mua. Ndihem aq keq dhe veçanërisht për zhgënjimin e të gjithë fansave që kishin planifikuar të vinin në Las Vegas. Tani duhet të përqëndrohem tek shërimi im. Do mundohem ta kaloj sa më shpejt të mundem.’
https://www.instagram.com/p/CVNnl8Yrl2N/
Linku: https://www.instagram.com/p/CVNnl8Yrl2N/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/celinedion/