Home ShowBiz Diagnostikohet me tumor! Një guximtare si Adriana Matoshi që nuk dorëzohet kurrë
Diagnostikohet me tumor! Një guximtare si Adriana Matoshi që nuk dorëzohet kurrë
0

Diagnostikohet me tumor! Një guximtare si Adriana Matoshi që nuk dorëzohet kurrë

0
0

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit në rrjete sociale. Pas 9 vitesh një masë tumorale është rikthyer tek ajo. Artistja teksa ka rrëfyer sfidën e vështirë nuk ka nguruar të japë mesazhe frymëzuese.

‘Jetës pas sfidave besoj që veç i shtohet vlera, se atëherë fillojmë me e pa të bukurën ndryshe, me vlersu të drejtën, me e njoftë forcën e brendshme edhe me e pa dashninë e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Një ndër sfidat që mu ka dashtë me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostiku me tumor në hipofizë, atë kohë isha shtatzanë pritsha me sjellë ni mrekulli n’këtë jetë. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanisë. Asni moment të vetëm nuk jom dorzu e as nuk kom besu që munet me m’ndodhe diçka, se dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes. Nuk kisha as kohë me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmitë, prind, m’pritke puna, projektet.

Tash 9 vite ma vonë, tu mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve të mija të shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova që tumori në tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m’duket, me m’tregu që koha është tepër e vlefshme edhe duhna me kalu ma shumë kohë me prind e mi, fmitë e mi, të dashurin tem, me krejt shoqninë, kolegët e njerzt që duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shumë.

Të mërkurën duhna prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di q rrugëtimi jem ka me vazhdu se është shumë i gjatë. Kom shume qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë që duhna me i bo t’zot e vetes…

I falenderoj nga zemra krejt doktorët profesionist me të cilët bashkë kemi me luftu edhe kësaj here.

E falenderoj Zotin që n’krejt kto sfida po m’jep forcë e vullnet. Unë e kom besimin e plot të fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj që në fund t’javës kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

Ju du fort!

Mos harronime dashtë veten dhe jetën.

Mos lakmoni shumë se as pasunia e botës, as fama, e as suksesi nuk vijnë para shëndetit e asnjona prej tyne nuk po mujshin me ta zgjatë jetën.

N’situatat e tilla qysh jom unë për momentin, po u dashka mi lon krejt edhe me menu për veten.’

Linku: https://www.facebook.com/amatoshi1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adrianamatoshi/