Lei Kraja është një nga moderatoret sportive më të komentuara si për jetën personale dhe atë profesionale.
Në daljen e saj të fundit Lei ka zbuluar disa të pathëna mbi jetën dhe projektet e saj.
Moderatorja së shpejti pritet të vijë me disa projekte që do të shkojnë përtej sportit.
Nuk kanë munguar dhe pyetjet për jetën private.
A ta kanë gjuajtur të dashurin shoqet, e pyet moderatorja Lein.
‘Uau nuk e prisja këtë pyetje. Tani unë kam filtruar shoqërinë shumë, më përpara ka ndodhur disa herë dhe unë nuk i konsideroj shoqe.’
E pyetur nëse është në një lidhje Lei ka vendosur të mos përgjigjet duke lënë hapsirë për dyshime tek ndjekësit se dikush është në jetën e saj por ende nuk preferon të flasë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=4doHuKXaX9Y&t=448s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CYyqnGhKvuS/