Home Aktualitet E trishtë! Aktori i njohur humb jetën gjatë luftës në Ukrainë
E trishtë! Aktori i njohur humb jetën gjatë luftës në Ukrainë
0

E trishtë! Aktori i njohur humb jetën gjatë luftës në Ukrainë

0
0

Një aktor dhe prezantues televiziv ukrainas ka vdekur pasi iu bashkua luftës së vendit të tij kundër trupave pushtuese ruse. Pasha Lee ishte 33 vjeç dhe kishte punuar si artist dublues në filma si Mbreti Luan dhe Hobbit.

Mësohet se ai është vrarë gjatë granatimeve në Irpen. Ai ishte bashkuar me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Në një postim të përkthyer në Intagram të shtunën, ai shkroi: ‘Për 48 orët e fundit ka një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim.

Ai ishte bërë i famshëm duke luajtur në filmin e vitit 2019 “Takimi i shokëve të klasës” dhe filmi aksion sportiv “The Fight Rules”. Ai ishte gjithashtu prezantues në kanalin televiziv DOM.

Linku: https://www.walesonline.co.uk/news/uk-news/ukrainian-actor-pasha-lee-killed-23310192

Burimi i fotos: unsplash.com