Home ShowBiz Do të ndryshohet performanca në Eurovision, Ronela zbulon detajet e fundit
Do të ndryshohet performanca në Eurovision, Ronela zbulon detajet e fundit
0

Do të ndryshohet performanca në Eurovision, Ronela zbulon detajet e fundit

0
0

Ronela Hajatin dhe pak ditë e ndajnë nga performanca magjike e Eurovisionit.

Këngëtarja së bashku me skuadrën e saj po punojnë fort për të dhënë maksimumin.

Performanca dhe projekti ‘Sekret’ ka shkaktuar jo pak jehonë në media brenda dhe jashtë vendit.

Eurovisioni fshiu fotot e performancës nga Instagrami.

Por këngëtarja në daljen e saj për Prive i ka sqaruar më shumë këto trazira në rrjet.

‘E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur,- ka thënë Ronela.

Ronela flet dhe për censurën e performances:

‘Jo, me rëndësi ka produkti final, kështu që janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 përqind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë,’– është shprehur Ronela.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=e-N4EcpdzHI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/

tags: