Home ShowBiz Dua Lipa vjen në Tiranë!
Dua Lipa vjen në Tiranë!
0

Dua Lipa vjen në Tiranë!

0
0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa vjen në Tiranë.

Kështu e ka konfirmuar vetë artistja me anë të një postimi në Instagram ku shkruan: “Data të njëjta, përvojat e bukura të njëjta, vendndodhje tjetër”.

Dua ka shkruar që Festivali i përvitshëm Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, por Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj, tanimë e ka konfirmuar mbajtjen e festivalit Sunny Hill në kryeqytetin shqiptar duke shpërndarë në Instagram postimin e Duas.

“Sunny Hill Festival” konfirmon që edicioni i këtij viti  do të zhvendoset në Tiranë dhe do të zhvillohet midis datave 4-7 gusht.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Prishtinë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për vendndodhjen e caktuar.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CeyuXRpozet/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/dualipa/2860580343616036859/

tags: