Home Travel Hoteli më i shtrenjtë në botë… nuk ndodhet në Dubai!
Hoteli më i shtrenjtë në botë… nuk ndodhet në Dubai!
0

Hoteli më i shtrenjtë në botë… nuk ndodhet në Dubai!

0
0

Lover’s Deep Luxury Submarine Hotel është hoteli më i shtrenjtë në botë.

Eksperienca e akomodimit në këtë hotel është unike, pasi
kombinon luksin me përvojën e pushimeve luksoze submarine.

Hoteli në formën e nëndetëses ndodhet në St Lucia dhe mund të lundrohet nëpër Karaibe,  për t’iu përshtatur kërkesave të klientëve të saj.

Ai ofron akomodim me 5 yje poshtë valëve të detit, vjen i përfshirë me  stafin i cili qëndron në shërbimin tuaj 24 orë, plazhin tuaj privat dhe plot shampanjë.

Transferimet për tu akomoduar në hotel realizohen me varkë të shpejtë ose helikopter privat në varësi të preferencës suaj.

Nëndetësja Lover’s Deep është e pajisur me luksin më të lartë dhe gjithçka që dëshironi nga një përvojë unike pushimesh.

Për më tepër, nëse dëshironi ju keni mundësinë të modifikoni udhëtimin për t’iu përshtatur preferencave tuaja, kështu që nëse preferoni një destinacion të caktuar në vend të një tjetër, kapiteni do të ndjekë komandat tuaja.

Një natë pushimesh në këtë hotel ekskluziv do t’iu kushtojë150,000 dollarë ose më shumë në varësi të opsioneve që ju zgjidhni.

Linku: https://wealthygorilla.com/most-expensive-hotels/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKOv7Uphbq2/