Home Lifestyle Ja si reagon Beatrix kur Fifi flet për raportin e saj me Donaldin
Ja si reagon Beatrix kur Fifi flet për raportin e saj me Donaldin
0

Ja si reagon Beatrix kur Fifi flet për raportin e saj me Donaldin

0
0

Fifi ka hapur një videolive në llogarinë e saj në instgram ku shfaqet në një lokal përkrahë Beatrix. Ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj ku mes të tjerash ajo është pyetur edhe në lidhje me tatuazhin e saj “Filoqyl”, të cilin e ka bërë edhe Donaldi menjëherë pas daljes së tij nga shtëpia e BBV.

Ajo i është përgjigjur kësaj pyetjeje duke sqaruar edhe raportet që ka si me Donaldin dhe me Beatrix.

“Po i pëgjigjem kësaj pyetje dhe pse është Beatrix këtu. Besoj se nuk ka problem. Kanë qënë shumë ata që  ishin pjesë e grupit ‘Filoqyl’, të cilët e dashuronin shiun dhe një prej tyre ishte dhe Donaldi që ka bërë dhe tatuazhin njësoj si unë. Të sqarojë për të gjithë, unë ruaj raporte shumë të mira me të dy, si me Donaldin ashtu edhe me Beatrix”.

Ndërsa Fifi jep shpjegimin për raportet e saj,  Beatrix qëndron e buzëqeshur. Mesa duket situata e vështirë mes saj dhe Donaldit tashmë i përket së shkuarës dhe nuk përbën me problem për të.

Më tej Beatrix ka hedhur poshtë çdo dyshim që këngët e saj i drejtohen Donaldit.

 

Linku: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/live/

 

Burimet e fotove:

https://www.instagram.com/p/CeJgk3gta0B/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CZcyiS6NNjl/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/Cey9H0LtUe-/?utm_source=ig_web_copy_link