Moderatorja Megi Pojani është përfolur javët e fundit për një lidhje me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi.
Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e kanë konfirmuar lidhjen, çifti i sapoformuar vendosi ti kalojë disa ditë pushimesh së bashku.
Beniada ishte e ftuara speciale në puntatën e fundit të procesit sportive. Ajo bashkë me moderatorët e programit ishin duke komentuar disa nga ndodhitë e fundit të botës së sportit.
E pyetur nga Manushi nëse ajo kishte dijeni për lidhjen ndërmjet Megit dhe futbollistit fillimisht tha “jo” dhe më pas konfirmoi se janë shumë çift i bukur.
Për ta kaluar situatën me komizëm, Beniada tha se tani që e bëri publik lajmin “do ta rrahë Megi prej flokësh”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=li2bhl8EF2E
Burimi i fotove: https://www.instagram.com/p/CeWWxGPg3Op/
https://www.instagram.com/p/CdnrqITqM_T/