Home Lifestyle Një takim pasionant për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 28 qershor 2022
Një takim pasionant për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 28 qershor 2022
0

Një takim pasionant për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 28 qershor 2022

0
0

Dashi

Kjo ditë do të jetë disi konfuze dhe e lodhshme për ju. Nga mesi ditës së sotme dhe nesër do të ketë diçka që mund t’ju vërë në një provë, por nga mbrëmja e së enjtes çdo gjë do të shkojë mirë.

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit duhet të gjejnë kohën për të zgjidhur problemet e tyre familjare apo personale. Gjatë javës do e gjeni veten të përfshirë midis polemikave dhe tensioneve.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një javë frymëzuese dhe produktive.Kjo periudhë e veçantë do t’iu ofrojë kreativitet dhe energji, duke iu bërë të ndiheni sa më produktiv në aspektin profesional. Në dashuri gjërat do të shkojnë mirë gjithashtu.

Gaforrja

Më në fund do të ndiheni të çliruar nga problemet dhe shqetësimet tuaja.Për ata që kanë pasur  probleme fizike dhe kanë qënë të sëmurë tani do të kenë një zhvillim më të mirë por duhet të kujdesen pak për veten. Në dashuri do të ndieni më tepër siguri gjithashtu.

Luani

Në këtë periudhë një zemërim i vogël mund të bëhet burim konflikti, ndoshta ka pasur një person që nuk ju ka respektuar si duhet.Ditët në vazhdim do të keni më shumë vetbesim për të fituar ndaj çdo sfide dhe për të ndërmjetësuar për konfliktet tuaja.

Virgjëresha

Pas një të hëne disi konfuze, e marta është qartësi sërish. Në këtë periudhë aftësia juaj nuk do të vihet në dyshim por problemi është se do të jeni nervoz dhe të pavendosur. Merrni disa ditë pushim sepse në këtë periudhë rrezikoni të bëni gabime për shkak të një çrregullimi që nuk e keni krijuar apo dëshiruar.

Peshorja

Në ditët në vazhim do të jeni gati të rishikoni shumë qëndrimet tuaja. Nga pikëpamja sentimentale, ju  sapo keni dalë nga një periudhë e vëshirë dhe ky tension mund të jetë përhapur në dashuri. Nëse keni në krah një person të kuptueshëm, kërkojeni atje mbështetjen, përndryshe përpiquni të gjeni mbështetje tek të afërmit  tuaj.

Akrepi

Kjo javë do të jetë e favorshme për ju, kështu që në ditët në vazhdim mund të përjetoni një lloj emocioni të dyfishtë ose të ndjeni ndjesi të mira. Ajo që nuk duhet të bëni është të ankoheni apo të mendoni për të kaluarën, diçka që ju tentoni ta bëni shpesh.

Shigjetari

Për momentin po i jepni më shumë rëndësi hapësirës së punës dhe shqetësimeve sesa mirëqënies suaj. Do të jetë mirë të ngadalsoni ritmin dhe të shijoni detajet e vogla në jetë. Si kjo javë ashtu edhe ajo e ardhshme mund t’iu shkaktojë disa bezdisje të vogla, prandaj do t’iu duhet durim për ti kapërcyer ato.

Bricjapi

Fillimi i javës për ju do të nis disi konfuz dhe me shumë përgjegjësi në aspektin profesional. Me kalimin e ditëve gjërat do të qartësohen dhe pas një periudhe pasiviteti do të mund gjeni liri dhe ndoshta një dashuri të re.

Ujori

Java për të lindurit e kësaj shenje do të nis favorshëm dhe plot me vizione të reja në punë. Do t’iu duhet të keni kujdes me menaxhimin e parave. Përsa i përket dashurisë, gjërat do të ecin mirë deri të enjten, ndërsa nga e premtja pritet të keni një takim pasionant.

Peshqit

Shpresoj ta keni marrë tashmë konfirmimin, projektet që keni nisur në fillim të këtij viti së shpejti do të finalizohen. Kini kujdes të mos zemëroheni, pak njerëz e kuptojnë vërtet ndjeshmërinë tuaj.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-martedi-28-giugno-2022/

Burimi i fotos: pexels.com