Einxhel dhe DJ Dagz janë një ndër çiftet e krijuara gjatë Big Brother Vip.
Pas shumë situatave të cilat ka kaluar çifti, ata gjenden së bashku dhe më të lumtur se kurrë.
Einxhel ka vendosur ta uroj për 6 mujorin e parë të lidhjes së tyre Dj Dagzin në një mënyrë të veçantë.
Ajo ka publikuar një video kolazh në Instagram me momentet më të bukura kaluar me të nga udhëtimi i tyre në Turqi.
Videon e ka postuar me shkrimin: “gjysëm viti nga përalla jonë e dashurisë, faleminderit që e bën çdo gjë magjike”.
Nga ana e tij Dagz, e ka ripostuar videon duke e shoqëruar me një zemër.
Duket se çifti janë më të lumtur se kurrë duke shijuar eksperiencat e bukura që kanë krijuar bashkë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CfgdFyuDkCy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdDwI03tZaA/