Home Business / Technology I vjen në ndihmë qytetarëve, Apple Watch prezanton risinë fantastike
I vjen në ndihmë qytetarëve, Apple Watch prezanton risinë fantastike
0

I vjen në ndihmë qytetarëve, Apple Watch prezanton risinë fantastike

0
0

Modelet e ardhshme të Apple Watch Seria 8 do të përfshijnë një sensor të ri që tregon vazhdimisht temperaturën e trupit tuaj dhe do të zbulojë nëse  të keni ethe.

Kjo veçori e re, vjen në kuadër të tipareve të reja shëndetësore që Apple Watch, po integron për  të përmirësuar shëndetine përdoruesve.

Kjo teknologji do të shfaqet në modelet aktuale të Serisë 7,dhe modelet e reja në vazhdim.

Ashtu si me sensorin e oksigjenit në gjak, nuk do të merrni lexime të sakta numerike të temperaturës së trupit tuaj sepse kjo do të kërkonte miratimin e FDA.

Ajo që do të bëjë ora në vend të kësaj është të ekzekutojë të dhënat e temperaturës së trupit përmes algoritmit për të përcaktuar nëse mund të keni temperaturë.

Apple besohet se po kryen prova të një sensori të presionit të gjakut tek punonjësit e vetë. Ky funksion mund të shërbej si parandalues për njerëzit që mund të kenë hipertension.

Linku: https://www.idownloadblog.com/2022/07/04/apple-watch-series-8-body-temperature-sensor-rumor/#:~:text=The%20Apple

Burim i fotos: pexels.com