Home ShowBiz Do futem përsëri në Big Brother Vip! Monika Lubonja befason me arsyen
Do futem përsëri në Big Brother Vip! Monika Lubonja befason me arsyen
0

Do futem përsëri në Big Brother Vip! Monika Lubonja befason me arsyen

0
0

Aktorja e njohur Monika Lubonja mbetet një nga personazhet më të komentuar të sezonit të parë të Big Brother Vip.

E ftuar në emsionin e mëngjesit “Wake Up”, ajo ka folur rreth ndodhisë së fundit, ku ka humbur aksesin mbi llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo u shpreh se:“Me sa po shikoj unë, se nuk ia kam pasur fare haberin këtyre gjërave. Unë mendoj se është kthyer në një lloj tregu i të ardhurave dhe, peshkimeve që iu bëjnë njerëzve nga ana e klikimeve, domethënë një lloj gjobe që vendoset. Sepse kam gati 4-5 ditë që jam gjithmonë në një rrjetë që më kërkojnë, një herë 200, një herë 400 dhe më shumë janë të huaj. Me të vërtetë Instagrami është kthyer në një lloj komunikimi me njerëzit por për ne është kthyer edhe në një punë, sidomos që unë kam pasur kaq shumë shafqje. Pretendoj që ata që e kanë Instagramin tim nuk iu duhet kjo gjë, vetëm më prishin punë mua. Tani është kthyer në një mjet jetese. Unë futem prapë në BBV2 dhe i bëj prapë ato follower-sa”.

Mesat duket aktorja nuk e ka menduar dy herë mundësinë për tu futur sërish në Big Brother, madje ka shprehur dëshirën se nëse do t’i ofrohej ajo do pranonte.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=aI-c7G98I_Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcdyTQaNqow/