Home ShowBiz Ja cila është arsyeja pse Kylie dhe Travis nuk ia kanë ndryshuar ende emrin djalit të tyre
Ja cila është arsyeja pse Kylie dhe Travis nuk ia kanë ndryshuar ende emrin djalit të tyre
0

Ja cila është arsyeja pse Kylie dhe Travis nuk ia kanë ndryshuar ende emrin djalit të tyre

0
0

Çifti shumë i njohur Kylie Jenner dhe Travis Scott pak ditë pasi i vendosën djalit të tyre emrin “Wolf Webster” u penduan për të.

Në atë kohë, Kylie njoftoi përmes Instagramit të saj se kishin vendosur që t’ia ndryshonin emrin djalit të tyre.

Ajo shpjegoi se arsyeja ishte “thjesht sepse ai emër nuk i shkonte atij”.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth tre muaj që kur çifti njoftoi se do të ndryshonin emrin e fëmijës së tyre të dytë, por ata ende nuk e kanë ndryshuar atë.

Arsyeja pse çifti nuk ka njoftuar ende për vendosjen e një emrit të ri, po haludohet kohët e fundit në rrjet.

Të ndryshosh emrin në Kaliforni nuk është shumë e lehtë pasi përfshihen jo vetëm gjykatat por njoftimi duhet të publikohet edhe në një gazetë përkatëse,

Pra, sipas ligjit të Kalifornisë, në mënyrë që Kylie dhe Travis t’i ndryshojnë emrin fëmijës së tyre, ata do të duhet të paraqesin një kërkesë në gjykatë, por jo vetëm kaq.

Ata duhet të caktojnë një datë dhe të publikojnë një njoftim në gazetë duke kërkuar një ndryshimin ligjor për emrin e të birit të tyre.

Por këtë emër unik “Wolf Webster” njerëzit menjëherë do ta kuptonin se kush po bënte kërkesën dhe ndoshta do të përpiqeshin të ndërhynin.

Kjo arsye po haludohet në rrjet dhe se ende avokatët e familjes nuk kanë gjetur një mënyrë tjetër për të ndryshuar emrin pa pasur nevojë ta publikojnë kërkesën në një gazetë.

Linku: https://www.hola.com/us/celebrities/20220706334546/why-havent-kylie-jenner-travis-scott-legally-changed-their-sons-name/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQKgtRoHdrx/?utm_source=ig_web_copy_link