Home Business / Technology Sfida virale vdekjeprurëse, Tik Tok përballet me akuza të forta
Sfida virale vdekjeprurëse, Tik Tok përballet me akuza të forta
0

Sfida virale vdekjeprurëse, Tik Tok përballet me akuza të forta

0
0

Një padi e ngritur ndaj kompanisë Tik Tok në muajin qershor pretendon se të paktën shtatë fëmijë kishin humbur jetën vitin e kaluar teksa ishin duke tentuar të bënin sfidën “blackout”,

Sipas prindërve “kjo sfidë i inkurajon fëmijët që të ngulfaten me rripa pantallonash, rripa të çantave, ose me diçka të ngjashme deri sa atyre t’u humbin ndjenjat”.

Sipas burimeve të “The Verge” fëmijët ishin kryesisht rreth moshave 8 deri në 15 vjeç.

Padia e fundit u  ngrit nga prindërit e tetë vjeçares Lalani Walton, dhe nëntë vjeçares Arriani Arroyo. Në padi citohej edhe vdekjet e disa fëmijëve të tjerë të cilët gjithashtu kanë vdekur duke krijuar sfidën, si dëshmi se TikTok ishin në dijeni të këtij problemi.

Tashmë Tik Tok e ka bllokuar aksesin e sfidës për përdoruesit dhe paralajmëron  se“disa sfida online mund të jenë të rrezikshme, shqetësuese apo edhe të skenuara”.

Linku: https://www.theverge.com

Burimi i fotos: pexels.com