Home Business / Technology Instagram vjen me risi, ndryshime drastike në paraqitjen e profilit
Instagram vjen me risi, ndryshime drastike në paraqitjen e profilit
0

Instagram vjen me risi, ndryshime drastike në paraqitjen e profilit

0
0

Instagram njoftoi se po lançon mundësinë që përdoruesit të vendosin deri në tre postime, duke përfshirë fotot ose videot, në krye të profilit të tyre.

Kompania thotë se funksioni i ri do t’u japë krijuesve më shumë fleksibilitet për t’u shprehur në profilet e tyre.

Ju mund të fiksoni një postim duke lundruar në një foto specifike ose “Rreel” dhe duke klikuar në tre pikat në këndin e sipërm djathtas dhe duke zgjedhur “Pin to your profile”.

Ndryshimi i profilit nuk është risia e vetme që Instagram ka parë këto kohë. Platforma ka publikuar së fundmi edhe “Following”, “Favorites”, në mënyrë që përdoruesit ta personalizojnë përmbajtjen që duan t’u shfaqet në profil, në mënyrë kronologjike.  Ky test po realizohet me një numër të përzgjedhur përdoruesish, dhe së shpejti do të lançohet për publikun e gjerë.

“Profili juaj është hapësira juaj, kështu që ne po kërkojmë më shumë mënyra për t’ju dhënë kontroll mbi atë përvojë,” tha kreu i Instagramit Adam Mosseri.

Linku:  https://techcrunch.com

Burimi i fotos: Pexels.com